Ishte futur nga Maqedonia e Veriut, sekuestrohet kamioni me ushqime dhe barna kontrabandë në Kosovë

08/04/2022 14:17

Disa produkte ushqimore dhe barna janë sekuestruar këtë të enjte në Kosovë pasi u zbulua se kishin hyrë kontrabandë në vend nga Maqedonia e Veriut.

Kamioni ngjyrë e kaltër, që drejtohej nga shtetasi me iniciale M.M. u identifikua rreth orës 11:30 gjatë kontrollit policor në fshatin Kabash të Vitisë.

“Gjatë kontrollit në automjet është gjetur sasi e konsiderueshme e  mallrave të ndryshme komerciale  si pjesë makinash,  gjëra ushqimore (lajthi), barna stimuluese ‘kamagra’ etj.”, njofton policia.

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA