Pa euforinë e pak muajve më parë kur njoftoi nisjen e betejës ligjore ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken që e shpalli ‘non grata’, Sal Berisha foli sot për vështirësitë që po has ky proces në Francë.
Ndonëse u shpreh se gjyqi po ndiqet nga avokati i tij, ish kryeministri veçoi disfavoret e tij në këtë proces.
“Procesi vazhdon, në ç’fazë është, po e ndjek avokati. Unë jam shprehur se ai proces ka qenë për çështje nderi e dinjiteti, por ka kundërshti të forta se asnjëri nuk jemi qytetar francez dhe sekretari Blinken ka imunitet.
Ka pro faktin se shpifja dënohet aty ku lind. Tani është në ndërgjegjen e gjykatësit ta vendosë por përpjekjen time madhore e kam adresuar tek transparenca dhe deri tani nuk keni provë të vetme përveç deklaratave që fakte kemi, por si themi. Kështu kërkon të delegojë ndërgjegjen time, por nuk mund të jem i atillë”, tha Berisha.
Top Channel