E dhunuan dhe i morën lekët e xhiros pronarit të një biznesi në Tiranë, arrestohen autorët Radhë të gjatë të automjete janë krijuar këtë pasdite në pikën kufitare të Vërmicës, pas arrestimit të dhjetëra policëve që ishin në krye të detyrës.
Gazetarja e Top Channel Emiriola Velia raporton se për të hyrë në Kosovë është krijuar fluks mjetesh, ndërsa në hyrë për në Shqipëri lëizja vijon normalisht.
Trafikun e krijon dhe procesi i kontrollit të mjeteve, verifikimit të dokumenteve apo certifikatës së vaksinimit që pala kosovare kërkon.
26 punonjës të pikës kufitare të Vërmicës kanë rënë në prangat e policisë këtë të enjte, në një aksion që zhvillohet në bashkëpunim me SPAK.
Policia ka marrë urdhër për arrestimin e 20 zyrtarëve nga Kosova dhe 40 policëve nga Shqipëria.
Disa nga zyrtarët policor janë arrestuar gjatë kohës sa ishin në detyrë në pikën kufitare Vermicë, ndërsa pjesa tjetër e të dyshuarve janë thirrur nga ana e hetuesve të IKP-së në objektin e përbashkët Kosovë-Shqipëri dhe në po të njëjtin vend është kryer edhe arrestimi i zyrtarëve policor të dyshuar, të cilët tashmë janë nisur për intervistë. Dyshohet qe në një periudhë disa mujore kanë pranuar ryshfet nga ana e qytetarëve për të kaluar pikën kufitare në Vërmicë.
Top Channel