Ambasadorja amerikane takon kreun e SPAK: Askush s’është mbi ligjin! Zyrtarët e korruptuar të mbajnë përgjegjësi

08/04/2022 11:26

Rritja e investigimeve, hetimeve apo konfiskimi i pasurive të paligjshme është tregues i faktit se askush nuk është mbi ligjin, është shprehur ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim pas takimit që ka zhvilluar këtë të premte me kreun e SPAK.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ambasadorja Kim shprehet e vendosur për të mbështetur reformën në drejtësi, me qëllim ndëshkimin e korrupsionit dhe forcimin e ligjit.

“U takova sot me shefin e SPAK Arben Kraja për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë prodhuar më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. Rritja e hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive etj. tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi, përfshirë punën e SPAK-ut, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë,  që të mbajnë përgjegjësi zyrtarët e korruptuar, për të forcuar sundimin e ligjit, kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së dhe të njerëzve për drejtësi”, shkruan  Kim.

Yuri Kim në takimet e saj zyrtare në Tiranë ka mbështetur vazhdimisht reformën në drejtësi.

SPAK së fundi ka çuar në burg disa funksionarë të lartë mes të cilëve ish-deputeti socialist Alqi Bllako dhe më herët ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët.

Në shkrimin e saj, ambasadorja amerikane thekson se zyrtarët e korruptuar duhet të mbajnë përgjegjësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA