Zëdhënësi i Presidentit rus Dmitry Peskov, ka pranuar se Rusia ka humbje të konsiderueshme të ushtarëve në luftën me Ukrainën.
Ai ka pohuar se kjo është një tragjedi e madhe për Rusinë gjithashtu, pasi që nga fillimi i luftës kanë humbur shumë trupa.
Peskov shtoi në deklaratën e tij se tërheqja nga rajoni i Kievit dhe nga qyteti Chernihiv është një akt i vullnetit të mirë, për të hequr tensionin gjatë kohës që po zhvilloheshin bisedimet e paqes.
Peskov përsëriti arsyet e Rusisë për atë që e përshkruan si një “operacion special ushtarak”, duke thënë se Ukraina ishte bërë “anti-ruse” dhe Rusia ishte me të vërtetë “nervoze” pasi NATO kishte filluar të lëvizte drejt kufijve tanë.
Rusia ka thënë më parë se 1351 ushtarë janë vrarë. Numri i plotë i të vdekurve nuk dihet, por një zyrtar i NATO-s është cituar në mediat amerikane të ketë thënë midis 7,000 dhe 15,000, .
Top Channel