Mutacionet e shumta që ka pësuar koronavirusi qe nga varianti klasik i tij do të na e bëjnë vaksinën jo vetëm të përvitshme, por tanimë shkencëtaret por mendojnë të krijojnë një vaksine me të gjitha shtamet e koronavirusit që kanë dalë deri më tani.
Sipas eksperteve, vaksina ekzistuese mbron, por jo në nivelet e duhura.
“Brenda tetorit mund të kemi një vaksinë universale për të pritur dimrin”, thotë Skënder Brataj.
Viruset pësojnë mutacione në vazhdimësi, dhe ato janë me mijëra por sipas OBSH-së vetëm disa prej tyre konsiderohen të rëndësishëm pasi janë kërcënues për shëndetin Publik.
Mutacioni “Omicron” është një prej tyre dhe siç është vënë re deri më tani qarkullojnë dy nëntipe te tij dhe dominon në Europë për shkak të infektueshmërisë së lartë.
Kompania amerikane Pfizer ka nisur nga puna për të krijuar vaksinën që të mbron ndaj të gjitha shtameve.
Top Channel