Abissnet Superiore rikthehet në fundjavë me fazën e fundit të sezonit, që njëkohësisht është edhe më vendimtarja, teksa gara më e ashpër po zhvillohet padyshim në zonën e fundit të tabelës, mes skuadrave që synojnë mbijetesën.
Kështu ndeshjet e javës së 28 do të zhvillohen në harkun e tri ditëve, nga e shtuna në të hënë, teksa gjithçka do të nisë nga Kamza, ku Kukësi do të presë Egnatian të shtunën në orën 13:45.
Po të shtunën, në orën 16:45 do të luhen dy sfida, ajo mes Partizanit dhe Teutës, dhe ajo mes Vllaznisë e Laçit, me këto të fundit që janë në garë për zonën europiane të renditjes dhe do të kërkojnë rikthimin te fitorja që u mungon prej më shumë se një muaji.
Të shtunën vëmendja do të jetë në Korçë, aty ku Skënderbeu do të presë Tiranën, me synim marrjen e tre pikëve, si mënyra e vetme për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë, pasi bardhekuqtë pozicionohen në vendin e fundit me 20 pikë, 10 më pak se Egnatia e vendit të tetë.
Nga ana tjetër bardheblutë janë në pozita komode në krye, pasi kanë 14 pikë diferencë me Laçin ndjekës dhe shumë shpejt mund të sigurojnë edhe matematikisht titullin kampion.
Një nga sfidat më të rëndësishme, që do të vendosë jo pak në garën për titull, do të jetë padyshim ajo mes Dinamos dhe Kastriotit, e planifikuar për të hënën në orën 14:45 në “Elbasan Arena”.
Kryeqytetasit kanë mbetur në vendin e parafundit dhe ndaj krutanëve janë të dënuar të marrin fitoren, pasi çdo rezultat tjetër, do t’ua vriste njëherë e mirë shpresat për të provuar mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.
Kalendari i javës së 28:
Top Channel