E ridimensionuar në mënyrë dinamike, me dizajn elegant kristali dhe teknologji të përmirësuar. Kjo është shoqëruesja më e re e miliona shoferëve në të përditshmen e tyre, ŠKODA FABIA e re.

Modeli ikonik i markës ŠKODA është prezantuar me tregjet ndëkombëtare me një pamje dhe fuqi të re, duke rritur pritshmëritë për të gjitha automjetet e kategorisë së saj.

E prezantuar në Shqipëri nga shtëpia e Porsche Albania, ŠKODA FABIA e re ofron një përvojë të rikonceptuar për të gjithë shoferët që kërkojnë të njëjtin konsum ekonomik, por teknologji më të përditësuara dhe përmasa të rehatshme për çdo udhëtim.

Inxhinierët dhe dizajnerat e ŠKODA kanë ruajtur të njëjtën dukje dinamike prej kristali, por kanë lartësuar brendësinë e saj, duke shtuar përmasat dhe një sistem modern info-argëtimi me një lidhje gjithmonë online dhe shërbime të shumta ŠKODA Connect, me një ekran me prekje 6,5″ dhe radio DAB, ekran 8″, lidhje Bluetooth dhe lidhje smartphone për përdorimin e Wireless SmartLink, Android Auto dhe Apple CarPlay.

Një tjetër opsion i ri është edhe PhoneBox. ŠKODA FABIA për të gjithë ata që kërkojnë një makinë të re, për të pasuruar stilin e tyre të pavarur dhe intrigues të jetesës.

 

Top Channel