Vazhdojnë ndeshjet e kupave të Europës me dy kompeticionet e së enjtes Europa League dhe Conference League.

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohen katër ndeshjet çerekfinale të UEFA Europa Ligë, ku nuk do të mungojnë duelet interesante. Në orën 18:45, do të luhet ndeshja Lajpcig-Atalanta.

Skuadra bergamaske vjen në këtë sfidë me shumë mungesa mes tyre edhe të një prej shtyllave të mbrojtjes siç është lojtari kuqezi Berat Gjimshiti.

Veç tij Gasperinit do t’i duhet të bëjë edhe pa Rafael Toloi, Joakim Maehle dhe Josip Ilicic, ndërkohë që nuk do të ketë diskutim për sulmin ku Luis Muriel shihet si favorit përball Jeremie Bogas.

Në orën 21:00 do të zhvillohen tre sfida. Frankfurt-Barcelona, me katalanasit që duan kualifikimin që në ndeshjen e parë. Duelet e tjera janë, Braga-Rejnxhërs dhe Uest Hem-Lion.

Ndërkohë sonte zhvillohen gjithashtu katër ndeshjet e fazës çerekfinale të UEFA Europa Konferencë Ligë. Në orën 18:45, do të luhet takimi Fejnord-Slavia Pragë ndërsa më vonë në orën 21:00 do të luhen tre ndeshje të tjera, ku ajo që pritet me shumë interes është ajo mes Bodo/Glimtit dhe Romës së Marash Kumbullës dhe e Zhoze Murinjos.

Verdhekuqtë kërkojnë hakmarrjen ndaj norvegjezëve në tokën e tyre pas humbjes turpëruese që i shkaktuan në fazën e grupeve me rezultatin 6-1.

Duele interesante janë edhe Leister-PSV dhe Marsejë-PAOK. Të gjitha këto ndeshje do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA