Sistemit thuajse i mungon gjysma e gjyqtarëve. Në Gjykatën e Lartë janë vetëm 9 anëtarë nga 19 që duhet të jenë.
Në Gjykatën Kushtetuese janë 7 nga 9 anëtarë, Gjykata e Apelit Administrativ ka 5 nga 13 gjyqtarë që duhet të ketë. Situata më serioze është në Gjykatat e Apelit në vend ku gjithsej janë në detyrë vetëm 31 gjyqtarë nga 78 që duhet të jenë.
Në këtë situatë, ka një shpërndarje jo të barabartë çështjesh. Kjo shihet si argument kryesor nga grupi i punës që konkludon se duke bashkuar gjykatat, numri i çështjeve mund të shpërndahet në mënyrë të barabartë. Propozimi shihet si zgjidhje për shpejtimin e kohës së shqyrtimit. Në vitet 2018-2020 në gjykatat e shkallëve të para shkuan rreth 303 mijë çështje. Nëse këtë shifër e përpjeston me numrin e gjyqtarëve që duhet të jenë në detyrë i takon çdo masgjistrati të shqyrtojë 429 dosje në vit.
“Çështja më emergjente sot është si të plotësohen vakancat që janë krijuar për tu përgjigjur në numrin standard të çështjeve që duhet të ketë një gjyqtar e më pas të shkohet drejt specializimit”, u shpreh Erida Skëndaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit
“Gjykatat kanë shumë punë po nuk kanë gjyqtarë dhe jo e kundërta, dhe hajde ti shkrimë. Logjikisht duhet të gjejmë zgjidhje si të kthejmë trupën gjyqësore”, u shpreh Gerti Shella, Drejtor Ekzekutiv INFOÇIP
“Tani problematika është e thjeshtë, në bazë të gjithë akteve të gjithë qytetarët duhet të kenë akses të njëjtë në gjykatë. Në këto kushte, nëse një gjyqtar do ketë 300-400 çështje bëhet përllogaritje që gjithë gjyqtarët të kenë numër të barabartë, kjo dëmton qytetarët të drejtën për akses se i largon gjykatën atyre”, u shpreh Anton Kosteri, Kryetar i Dhomës së Avokatisë Shkodër
“Zgjidhja do ishte duke shtuar numrin e gjyqtarëve jo duke bashkuar gjykatat. C’do qytetar kudo është duhet të ketë akses në sistem”, u shpreh Redi Ramaj, avokat
Top Channel