Deputetja Anila Denaj, teksa ka pranuar prezencën e lartë të informalitetit në Shqipëri, tha se pranimi është fillim i mbarë.
I ftuar në “Top Story” mbrëmjen e sotme, gazetari Carlo Bollino tha se nuk ka parë asnjë masë të marrë nga qeveria për luftimin e informalitetit.
Denaj shtoi se ky proces kërkon kohë për tu zgjidhur dhe po punohet në shtatë sisteme.
Bollino: Amnistia nuk ka lidhje me të brendshmit por me emigrantët. ka lidhje me lekët e emigrantëve. Lufta e informalistetit ka shumë aspekte, pastrimi i parave dhe informaliteti brenda kompanive. Nëse shteti pranon publikisht, informalitetin po pranoni pastrimin e parave.
Denaj: Të pranosh informalitetin, është fillimi i mbarë i punës.
Bollino: Unë skam parë masa për ta luftuar
Denaj: Është proces për të prodhuar një evidentim të evazionit. Nuk dua të përjashtoj disa nisma ndërkombëtare. Paketa manival që do vijë me rregulla. Ligjet janë vendosur prej 3-4 vitesh me projekson shumë të qartë. Po marrim praktikat ndërkombëtare. Kjo betejë do të kërkojë kohë, janë shtatë sistem që po punohet.
Top Channel