Iluzioni optik zbulon nëse kemi një mendje femërore apo mashkullore (fotot)

07/04/2022 21:52

Ky iluzion optik mund të zbulojë nëse keni një mendje mashkullore apo femërore, në varësi të asaj që shikoni të parën.

Imazhi ‘mbërthyes’ i një burri që vrapon besohet se mund të deshifrojë mënyrën sesi njerëzit e veçantë procesojnë mendimin e tyre.

Pamja relativisht e thjeshtë tregon një figurë të errët e vendosur në pozën e sprintimit, por a e shikojmë atë duke vrapuar drejt nesh apo duke u larguar nga ne?

Truri i njerëzve mund të deshifrojë imazhe të dykuptimta në mënyra të ndryshme, kjo në varësi të proceseve të tij për marrjen dhe përpunimin e informacionit.

Pra në këtë rast amatorët e iluzioneve mund ta interpretojnë si një lojë për burrin që po vrapon drejt nesh apo duke u larguar prej nesh.

Çfarë do të thotë nëse shihni burrin që afrohet drejt nesh?

Sipas rrjetit Fact Factories, kjo do të thotë se jeni më shumë mashkull. Përpiqeni të zgjidhni problemet tuaja dhe i kaloni vështirësitë duke përdorur aftësitë analitike dhe arsyen e shëndoshë.

Ju mësoni shpejt kur bëheni kuriozë për diçka.

Por ju nuk jeni aq të aftë kur duhet të kryeni disa punë njëherësh, sepse preferoni të fokusoheni te një gjë me radhë.

Kur ju keni një ide ose një opinion të fortë për diçka jeni gati ta mbështesni me argumente bindëse sepse jeni i sigurtë në vetvete.

Por nëse e shikoni figurën sikur është duke u larguar nga ju?

Atëherë ju kemi një mendje femërore, aftësi analitike dhe arsye. Ju mbështeteni te ndjesitë tuaja dhe nuk nxitoni për të marrë një vendim.

Truri juaj fuksionon më mirë në gjërat kreative ose kur krijon diçka nga hiçi.

Mund të kryeni shumë detyra në një kohë dhe keni kujtesë të mrekullueshme, ju e dini se mund të mbështeteni gjithmonë te intuita dhe ndjesitë tuaja.

Ekspertët që kanë studiuar ndryshimet mes të menduarit të femrave e meshkujve përpiqen prej kohësh të hedhin poshtë stereotipet, siç janë ato që burrat janë më kompetitivë ndërsa gratë janë më të mira në komunikim.

Por debati është ende i hapur teksa studiuesit thonë se nuk është nevoja të kategorizojmë pjesët e trurit në femërore apo mashkullore.

Top Channel