Humbja e zgjedhjeve, Gjekmarkaj: U vra fryma për ndryshim, janë pa punë njerëzit që nuk votuan

07/04/2022 22:12

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit, ku tha se çdo gjë u fokusua te lufta e brendshme e opozitës.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, Gjekmarkaj se në zgjedhje ishte përcaktuar se kush do të dilte i pari apo i dyti, por rezultati sipas tij, vrau shpirtin e atyre që donin ndryshim.

Agron Gjekmarkaj: Nuk ka rënë në sy kësaj herë se çdo gjë ishte fokusuar te lufta e brendshme e opozitës. Rritja e votave për PS për mua ka një shpjegim, nuk është numri dhe aritmetika që bashkon votat, aty u vra fryma, shpirti i rezistencës së atyre që donin ndryshim, Janë papunë njerëzit që nuk votuan.E panë pa interes vazhdimin e  betejës, e dinin kush do dilte i dyti dhe i treti.  Shteti ka qenë present, këtë e kam konstatuar kudo dhe nuk përbënte më lajm.

Top Channel