Estonia gati të ndalojë importet e gazit rus brenda vitit

07/04/2022 20:01

Ministrja e Jashtme e Estonisë Eva-Maria Liimets, ka deklaruar ditën e sotme se Estonia do t’i japë fund varësisë së saj nga gazi rus.

Sipas Ministres, imazhet e vrasjeve në Bucha kanë ndryshuar opinionin publik të Rusisë në mbarë botën dhe për shkak të kësaj çdo vend duhet që të marrë vendime për t’i dhënë fund marrëdhënieve financiare me Rusinë.

Ajo shtoi se ishte fatkeqësi që Bashkimi Evropian ka paguar 35 miliardë euro për energjinë ruse që nga fillimi i luftës, duke e quajtur si një ndarje jo-proporcionale në krahasim me ndihmat që i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i luftës.

Ministria e Çështjeve Ekonomike dhe Komunikimeve estoneze njoftoi më herët se Estonia dhe Finlanda kishin rënë dakord për një dhënie me qira të përbashkët të një terminali lundrues LNG, duke garantuar një furnizim për të dy vendet pa u mbështetur në Rusi.

Terminali lundrues është planifikuar të jetë gati deri në vjeshtë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA