Nëntë zyrtarë janë pezulluar në Korçë, Tiranë dhe Kolonjë për shpërdorim detyre.

Të pezulluarit janë:

Gëzim Pasho, 54 vjeç, banues në Korçë me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve Korçë;

Fjoralba Tota, 28 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë me detyrë drejtore e Drejtorisë së Inspektimit të Pyjeve Tiranë;

Marin Shpata, 38 vjeç, banues në Tiranë me detyrë përgjegjës i Sektorit Operacional në Drejtorinë e Inspektimit të Pyjeve Tiranë;

Erion Qelemeni, 39 vjeç, banues në Korçë me detyrë përgjegjës i Sektorit të Inspektimit të Mjedisit dhe të Ujërave Korçë;

Julian Muke, 47 vjeç, banues në Korçë me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Kontrollit të Territorit Korçë;

Kostandin Dishnica, 51 vjeç, banues në Korçë me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Mjedisit dhe të Ujërave Korçë;

Paqësor Cane, 61 vjeç, banues në Ersekë me detyrë kryeinspektor në Sektorin e Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit Kolonjë;

Olsi Jarazi, 52 vjeç, banues në Korçë me detyrë inspektor në Drejtorinë e Inspektimit të Gazit dhe të Naftës Korçë;

Jorgji Menkshi, 53 vjeç, banues në Korçë me detyrë inspektor në Drejtorinë e Pajisjeve nën Presion Korçë.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Green Forest”. Operacioni i zhvilluar pas një hetimi disamujor, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kryer nga punonjësit shtetërorë. Pezullohen nga ushtrimi i detyrës, 9 funksionarë publikë të disa institucioneve të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi disamujor, finalizuan operacionin e koduar “Green Forest”, gjatë të cilit bënë ekzekutimin e masave të sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuar me vendimin e datës 28.03.2022, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit. Gjatë kohës që kanë qenë të punësuar në institucionet shtetërore të përmendura më lart, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, me kryerjen apo moskryerjen e veprimeve me dashje, në kundërshtim me ligjin, duke iu sjellë personave të tjerë, përfitime të padrejta dhe duke dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, shtetasve dhe personave të tjerë juridikë“, sipas policisë.

Top Channel