Austria ka vendosur të dëbojë katër diplomatë rusë, pasi kanë vepruar në mospërputhje me statusin e tyre diplomatik, sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme.

Vendi i bashkohet vendeve të tjera të BE-së si Franca, Italia dhe Gjermania, të cilët bënë këtë lëvizje pas masakrës në Bucha.

Por ndryshe nga ato vende, Austria nuk tha se masa ishte prej veprimeve të forcave ruse në Ukrainë. Tre nga diplomatët janë duke punuar në ambasadën ruse dhe një tjetër ndodhet në Salzburg.

Atyre u është lënë afat që të largohen nga vendi deri më 12 prill.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA