Dy makina janë përplasur pranë Drejtorisë së Patentave në Fier.

Nga përplasja njëri prej automjeteve devijoi rrugën duke u përplasur me shtyllën e ndriçimit .

Mësohet se njëri prej automjeteve ka pasur edhe fëmijë brenda por fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. Nga aksidenti ka  vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Për shkak të aksidentit është krijuar trafik në këtë aks rrugor, ndërsa policia ndodhet vendngjarje për të shmangur trafikun.

Ky aks rrugor njihet për aksidente të shumta.

Top Channel