Besimtarët myslimanë po kalojnë një nga muajt më të rëndësishëm të fes së tyre siç është muaji i Ramazanit të cilin ata e respektojnë me agjërimin për 30 ditë.
Numri i praktikantëve të kësaj mirësie të fesë janë shtuar vit pas viti të rinj nga çdo fushë dhe padyshim që sporti apo futbolli nuk mund të bëjnë përjashtime.
Tirana është skuadra me numrin më të lartë të praktikantëve dhe agjërueseve të Ramazanit në këtë sezon, plot 9 lojtarë të formacionit.
“Nuk është hera e parë që agjërojnë, ndoshta ditët e para e kanë pak të vështirë por më pas organizmi mësohet. Ne për këtë arsye kemi transferuar edhe stërvitjen në oraret e pasdites për t’ia bërë atyre më të lehtë”, tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.
Paralelisht me këtë rit fetar, Tirana me 16 pikë diferencë me vendin e dytë, po përgatitet të shpallet kampione këtë vit dhe që nga kjo fundjavë me Skëndërbeun do të startojë sprintin final të fazës së 4-të, apo 9 ndeshjeve të fundit.
“Kërkojmë ta mbyllim sa më shpejt matematikisht kampionatin për të aktivizuar më pas edhe lojtarët që janë aktivizuar më pak”, shtoi Shehi.
Megjithatë kjo mbrëmje ishte e veçantë për bardheblutë të cilët me të mbyllur stërvitjen të gjithë së bashku do të mblidheshin për të çelur iftar, që pasohet menjëherë me faljen që e udhëheq ish-kapiteni Ilion Lika.
“Përderisa kemi veshur këtë fanellë ne jemi një familje, na bashkojnë shumë gjëra dhe një ndër to edhe agjërimi”, tha futbollisti Gent Muça.
“Vitin e kaluar e kishim më të vështirë pasi kishim edhe presionin e kampionatit, tani jemi më të relaksuar. Agjërimi ika qenë shumë mirë Elhadulillah, shpresoj të vazhdoj kështu”, tha Visar Bekaj, portier i Tiranës
“Ato që nuk e dinë çfarë është agjërimi mendojnë se është diçka ëoë, por është obligim dhe ia vlen me sakrifiku, nuk po na pengon as në stërvitje as jashtë saj. Me padurim e kemi prit dhe dashtë Zoti të gjithë besimtarëve myslimanë ia u lehtëson dhe ja u pranon çdo lutje dhe çdo agjërim”, tha futbollisti Taulant Seferi.
“Është për të falënderuar Alllahun dhe krahas saj të gjithë çunat. gjithashtu të gjithë shqiptarët myslimanë agjërim të mbarë”, tha Refik Halili, president i Tiranës.
Ndërkohë çështja titull me sa duket ende nuk përmendet në ambientin bardheblu edhe pse në fytyrën e çdo pjesëtari të ekipit shprehet qartë imazhi I një skuadre kampion.
“Akoma nuk po e ndjejmë atë titullin sepse mendojmë që kur të vijë ora të shpallemi kampion, ta festojmë atë ditë”, sipas Refikut.
Top Channel