Zelensky i kërkon Irlandës të ushtrojë presion ndaj BE-së për sanksione “më të rrepta” ndaj Rusisë

06/04/2022 13:17

Presidnti i Ukrainës Volodymir Zelenksyy i ka kërkuar Irlandës ditën e sotme që të ushtrojë presion shtesë dhe sanksione të ashpra ndaj Rusisë.

Gjatë një fjalimi virtual me presidentin e Irlandës ai tha se nuk mund të tolerojë asnjë pavendosmëri, pas atyre mizorive që bënë trupat ruse në Ukrainë.

Ai i kërkoi Irlandës të tregojë më shumë lidership dhe të bindë partnerët e Bashkimit Evropian që të vendosinn sanksione, gjë të cilën ai e ka theksuar shuëm se fundmi.

“Ne do të duhet të bindim edhe disa nga kompanitë evropiane që të braktisin tregun rus. Ne ende duhet të bindim politikanët e huaj se duhet të ndërpresim çdo lidhje të bankave ruse me sistemin financiar global. Ne ende duhet të bindim Evropën se nafta ruse nuk mund të ushqejë makinën ushtarake ruse me burime të reja financimi, “tha ai.

Komisioni Evropian propozoi të martën një paketë të pestë sanksionesh kundër Rusisë, e cila synon “të prerë edhe më thellë ekonominë ruse”.
Masat e propozuara përfshijnë një ndalim të importit të qymyrit nga Rusia me vlerë 4 miliardë euro në vit (4.3 miliardë dollarë).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA