17 km larg Tiranës, ndodhet një nga institucionet arsimore më të pazakonta.

Kjo ngjan si një shtëpizë e braktisur, dhe ashtu është, veçse një dhomë e kësaj godine është kthyer në shkollën e fshatit Kodër Shupalë.

Në banesën njëkatëshe të transformuar në klasë janë të regjistruar vetëm 3 nxënës të fillores me një mësues.

Stela Aldjoni dhe unë”, shprehet nxënësi Seldi Luka.

Mirëpo, procesin mësimor më rregullisht e ndjek Seldi.

Profesori: Jam në mësim… dilni .

Me një nxënës?

Në dukje Seldi është me fat sepse dëgjon vetëm për vete shpjegimin e profesorit. Mirëpo ky luks nuk shton cilësinë e mësimit.

Unë jam në klasë të tretë, edhe Helidjoni, ndërsa Stela në klasë të katërt. Bëjmë mësim të gjitha klasat bashkë”, shprehet Seldi.

Klasat e bashkuara për shkak të numrit të ulët të nxënësve e vështirësojnë marrjen e njohurive, Seldi është në klasë të 3 per vitin e dytë rresht.

Me urdhër të mësuesit, ai do ishte në klasë të katërt por e përsëriti e në klasë të tretë prapë”, shprehet babai i Seldit

Shkolla është në kufijtë e varfërisë. I vetmi luks, edhe ky i tepërt, është sistemi i kamerave te sigurisë.

Nuk kanë banjo. Vijnë në shtëpi për nevojat personale. Shkolla është e ardhmja, ne mundohemi tju japim një çik shkollë, por kushte të vështira“, shprehet një tjetër.

Vit pas viti numri i nxënësve ulet ndjeshëm, ku këtë vit shkollor ka një mungesë prej 8 000 fëmijësh në shkollat 9-vjeçare krahasuar me vjet, aq sa nuk plotësohet kriteri bazë: 10 nxënës për formimin e klasave në zonat rurale.

Shifrat në rënie të lirë të numrit të nxënësve, janë të njëjtat sipas INSTAT, ne shkalle kombëtare.

Por numri mund të jetë edhe më i lartë pasi ka nxënës që regjistrohen por nuk ndjekin në vazhdimësi mësimin. Si vëllai i Seldit, Besardi i cili është në vit të parë, por gjimnazi ndodhet në Zallbastar dhe 16 vjeçari e ka braktisur mësimin prej 3 muajsh.

Kam vështirësi se kam mangësi edhe nga 9-vjeçarja. Ky është fati im. Po kushtet ekonomike skam çtë bëj…“.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA