Pishinë në 1:30 të natës, Liverpool përgatitet ndryshe për finalen me Manchester City

06/04/2022 21:01

Të dielën, në orën 17:30, Manchester City dhe Liverpool përballen në atë që fare mirë mund të konsiderohet si finalja e Premier League.

Kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje nga fundi i kampionatit, diferenca mes dy skuadrave është vetëm një pikë në favor të “Qytetarëve”.

Të dyja ekipet së fundmi patën impenjimet në Europë, teksa Liverpool iu desh të udhëtonte në Portugali për përballjen ndaj Benficës. Energji të shpenzuara për djemtë e Klopp, të cilët megjithatë po provojnë të bëjnë maksimumin për të rikuperuar energjitë.

Kështu, Mohamed Salah, Trent-Alexander Arnold dhe Andy Robertson vendosën të futeshin në pishinë në orën 1:30 të natës si një mënyrë për të relaksuar muskujt, ndërsa sulmuesi egjiptian nuk ngurroi ta ndante këtë moment me shokët e skuadrës edhe në rrjetet sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA