Artisti Bobby Rydell ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare në Abington të Pensilvanisë, pas komplikimeve të pneumonisë.
Ai ishte i njohur për këngën “Wild One” dhe rolin e tij si Hugo Peabody në filmin e vitit 1963 “Bye Bye Birdie”.
Robert Ridarelli kishte këngë e tij të parë në “Billboard 100” në vitin 1959 dhe vazhdoi të kishte një karrierë që përfshinte hite të shumta përfshirë “Volare”, “Wildwood Days”, “The Cha-Cha-Cha” dhe “Forget Him”, me më shumë se 25 milionë shitje të albumeve.
Së bashku me James Darren, Fabian dhe Frankie Avalon, Rydell ishte një ndër idhujt e adoleshentëve që u shfaqën pas Elvis Presleyt dhe para ngritjes së Beatles.
Rydell la pas gruan e tij, Linda J. Hoffman, djalin Robert Ridarelli, vajzën Jennifer Dulin dhe pesë nipër.
Top Channel