I emëruar në këtë post në fund të vitit 2017, drejtori i HSH-së Ani Dyrmishi konfirmon se ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante prej më shumë se 4 vitesh, ndërsa deklaron se pret të marrë një detyrë të re së shpejti, po pa dhënë asnjë detaj lidhur me këtë.

Dyrmishi ka drejtuar edhe hipotekën e Durrësit më parë, ndërsa që nga viti 2019 është dhe kryetar i Këshillit Bashkiak Durrës.

Një vit pas marrjes së detyrës në krye të Hekurudhës Shqiptare, në nëntor 2018, Dyrmishit iu vendos lëndë plasëse poshtë automjetit të tij, e cila u konsiderua si një mesazh kërcënimi ndaj tij, ndërsa ai vetë pati deklaruar se nuk ndjehej i kërcënuar dhe nuk kishte konflikte me askënd.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA