Farije Halili është një prej banoreve të Laprakës, shtëpia e të cilës preket nga projekti i Unazës së Madhe dhe për këtë arsye do të shembet. Ajo ka 20 vite në këtë banesë dhe para se të ndërtonte i është thënë që në atë zonë nuk kishte asnjë projekt.
“Kur erdhem pyetem per kete lagje dhe na thane nuk ka projekt. Ishte nje projekt i Adil Carcanit i vitit 1989 por që binte ne nje rruge tjeter larg nesh, ishte me qindra metra larg nesh dhe nuk prekte asnjë nga shtepite tona. Ne erdhem ketu blem dhe investuam, ndertuam jetet tona prej 20 vitesh. Ne pyetem ne minibashkine e Laprakes dhe na thane që nuk ka asnje projekt prandaj dhe ne blem dhe investuam ketu.” tha Farie Halili, banore e Laprakes
Prej datës 4 shtator banorët i kanë lajmëruar që shtëpitë do tu prishen. Arsyeja thonë ata është devijimi që i është bërë projektit të viti 1989.
Ka devijim nga projekti i Adil Carcanit, i vitit 1989, por ne korrik te vitit 2021 projekti ka devijuar. Projekti lidhet me unazen që vetem unaze si thua dot, pasi rruga kryesore nuk preket fare. Preken banesat siper rruges dhe rruga nuk preket. Pse nuk u bën legalizimet deri ne ate dite? Asnje banore ska faj per legalizimin, e kishte shteti ne dore. Po zvarriten qe prej viti 2004 per legalizimet.”- tha Farie Halili
Ky është miratimi i lejese së zhvillimit me datë 13 korrik 2021 nga Këshilli Kombëtar i Territorit për rikualifikimin e Unazës Lindore për lotët 4,5,6. Ndërsa në këtë foto me vijë të kuqë është shënuar se ku kalonte rruga në projektin e Adil Carcanit në 1989 duke bërë dallimin me projektin e miratuar.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës projekti i Adil Cercanit ka qenë projekt-ide dhe se nuk ka asnjë devijim nga projekti që po zhvillohet tashmë dhe që është miratuar nga të gjitha instancat shtetërore dhe Këshilli Kombëtar i Territorit. Në total janë 654 banesa që preken nga projekti i Unazës së Madhe prej të cilave vetem një pjesë janë të legalizuara.
Top Channel