Njësia antieksploviz ka mbërritur në Fier pak më parë, aty ku u ngrit alarmi për një çantë të dyshimtë.

Forca të shumta kanë rrethuar vendin dhe kanë marrë çantën e vendosu para një biznesi, për të parë se çfarë ka në të.

Pasi bllokuan valët e telefonave dhe u siguruan qe nuk kishte rrezik, policia hapi çantën dhe brenda kishte vetëm mjete personale dhe te pa rrezikshme.

Edhe policia konfirmoi se pas hapjes së çantës nga forcat xheniere, rezultoi se në të kishte disa libra, një shall dhe një shishe ujë.

Çanta alarmoi banorët, pasi ishte vendosur para një biznesi në Fier dhe dyshohej se brenda kishte lëndë plasëse.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA