Në Tiranën tonë të mbipopulluar ekziston një komunitet studentësh prej 82 personash. 15 linja qarkullojnë në kryeqytet. Kevini së bashku me 4 studentë të tjerë kanë zhvilluar një projekt, për orientimin sa më të saktë dhe më të shpejtë të studentëve dhe jo vetëm, me transportin urban.

Në çdo stacion autobusi do të jetë vendosur një adeziv me kodin QR, ku studentët, por edhe qytetarët, e skanojnë dhe më pas do të shkojnë në faqen përkatëse online, për të parë hartat dhe linjat. Është një problem që ka kërkuar prej kohësh zgjidhje, pasi një vonesë, apo marrja e linjës së gabuar, të penalizon, shkon vonë në seminar apo leksion, humbet një intervistë punë, humbet një avion etj”, thotë Kevi Topi.

Nga përvoja ime sjell rastin më të fundit në Kosovë, ku në çdo stacion në Pejë kishte një hartë qyteti me oraret përkatëse dhe përkrah saj një kod skanimi QR. Sigurisht që kjo gjë më ndihmoi shumë, pasi arrita të marr autobusin e duhur për në Prishtinë. Nuk m’u desh të pyesja njerëz, që ndodh që të orientojnë edhe gabim.

Shokë dhe shoqe të miat që kanë ardhur nga rrethet për studime në Tiranë, e kanë problem, siç dëgjoj në biseda me ta. Kjo, sepse Tirana ka shumë linja dhe nuk dinë si të orientohen, kë të marrin. Ndoshta do të ishte më mirë që të bëhej si vendet jashtë, si në Gjermani p.sh. që kanë aplikacione ku tregohen se cila linjë të çon ku dhe në ç’orë vjen ajo në stacion. Kështu që projekti I 5 studentëve më duket shumë ndihmues”.

Shumë student që vijnë nga rrethet nuk e dinë p.sh. ku është stacioni i Porcelanit apo Tiranës së Re. Ne do t’i ndihmojmë që me skanimin e QR Code, të dalë gjithë harta me stacionet dhe destinacionin e tij përfundimtar, si p.sh. nëse do të shkojë te Ish Artistikja apo Vorri Bomit, ai shikon sa stacione I duhen nga qendra, deri atje”, shpjegon studenti Julian Sopaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA