Pas disa muajsh pa skuadër, sulmuesi anësor francez, Hatem Ben Arfa firmosi me Lille në fillim të vitit 2022, teksa deri tani ka luajtur 7 ndeshje, por nuk ka arritur të lërë gjurmë në asnjë prej tyre, pasi nuk ka gjetur ende rrugën e rrjetës.
Së fundi 35-vjeçari është bërë sërish protagonist me sjelljen e tij, pasi një përplasje me trajnerin Gourvennec, ka bërë që drejtuesit ta përjashtojnë përkohësisht nga skuadra, deri në një vendim të dytë.
Gjithçka ndodhi pas barazimit pa gola ndaj Bordeaux, me Ben Arfa që shpërtheu në dhomat e zhveshjes duke thënë: Po luajmë shumë mbrapa, jo si një skuadër që dëshiron të mbrojë vendin në zonën Champions. Nuk jemi te Guingamp këtu… (i ka kujtuar trajnerit skuadrën që ka drejtuar në të shkuarën).
Kontrata e Ben Arfa me Lille skadon në qershor, megjithatë në klubin francez kanë hapur një hetim për sulmuesin dhe nuk përjashtohet mundësia që të marrëveshja të ndërpritet në mënyrë të menjëhershme.
Top Channel