Kryeministri Albin Kurti e shënoi 23 vjetorin e masakrës së Rezallës me homazhe në kompleksit memorial të varrezave në këtë zonë, ku tha se ajo çfarë ndodhi atje është dëshmi e qartë e genocidit serb në Kosovë.
Nuk ka asnjë dyshim që ky genocid njihet sot botërisht, u shpreh ai, por drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare, theksoi Kurti, duhet të veprojmë me më shumë vendosmëri në mënyrë që të gjykohen ekzekutorët e këtyre por edhe ata që dhanë urdhrat.
“Vendosëm lule të freskëta këtu te lapidari dhe varrezat e këtyre martirëve të kombit, të cilët u pushkatuan mizorisht vetëm për shkak se ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetojnë të lirë në trojet e tyre stërgjyshore. 98 burra dhe djem u grumbulluan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe dhe vetëm 3 që kanë shpëtuar, kjo ju ka ndodhur rastësisht. Qëllimi ka qenë që të mos e lënë asnjë të gjallë, andaj kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.Me ekzekutim mizor e barbarë ua vodhën jetën e pastaj ua vodhën edhe kufomat. Nuk ka dyshim që gjenocidi i Serbisë njihet botërisht përveçse nga ne shqiptarët që e përjetuam andaj edhe drejtësia vendore edhe ajo ndërkombëtare duhet pa vonesë dhe me ngulm të veprojmë në mënyrë që përgjegjësit dhe urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të gjykohen e të dënohen”.
30 shtatorin e vitit të kaluar, në Kosovë u kthyen eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak të Serbisë, që sipas raporteve, i përkisnin shtatë të identifikuarve nga e Rezallës, ndërsa eshtrat e dy të tjerave ishin zhvarrosur vite më parë nga varreza masive e Rashkës. Kurti dha një intervistë për CNN mbrëmjen e djeshme ku nënvizoi dhe një herë dëshirën e Kosovës për tu bërë pjesë e NATO-s.
Kurti i përmendi krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke e lavdëruar pastaj vendimin e NATO-s për të kryer bombardimet qe ndaluan genocidin, e shtoi se edhe Kosova është pjesë e historisë së aleancës, ndaj sa më shpejt që të anëtarësohemi, aq më mirë do të jetë, u shpreh ai.
Top Channel