Gjimnasti shqiptar me origjinë ruse, Matvei Petrov, vijon të na dhurojë medalje në gjimnastikë, në specialitetin e tij që është kali me doreza.
Në përfundim të World Cup Series të gjimnastikës, Petrov mori një medalje argjendi për të cilën trajneri i tij Alon Hasa na tregon dicka më tepër.
Alon Hasa: Ishte një nga 4 garat që na dha mundësinë për të grumbulluar pikë për në kampionatin botëror.
Po si ndihet Petrov sot si një rus i nayralizuar në shqiptarë, në një kohë ku kolegët e vendlindjes së tij nuk mund të garojnë në aktivitete dërkombëtare.
Matvey Petrov: Jam shumë i kënaqur që kam ende mundësi të garoj edhe pse vij nga Rusia dhe ky është një sukses më vete. Ndihem mirë nëpër gara, unë kam një karrierë të gjatë në gjimnastikë dhe të gjithë në kategorinë time më njohin edhe si rus, nuk ndjej asnjë situatë të pakëndshme nga të tjerët.
Cili është mesazhi yt si sportist, si qytetar rus?
Petrov: Unë besoj dhe uroj që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të rikthehet sërish paqja, e uroj dhe dëshiroj shumë këtë gjë.
Ndërkohë trajneri i tij Hasa na zbulon e muajin e ardhshëm Matvey do të zhvilloj]ë në qytetin e Durrësit dasmën e tij.
Alon Hasa: Si gjysmë shqiptari që është është Matvei ai do të zhvillojë pas një muaji dasmën në Shqipëri ndërkohë që pas dy muaj do të martohem edhe unë.
Top Channel