Armando Broja nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Southampton për ndeshjen e raundit të 32-të të Premier League kundër Chelsea-t. Talenti i kombëtares shqiptare ka pasur ndeshje të mira, duke fituar kështu rolin e titullarit të padiskutuar te “Saints”.
Pavarësisht rolit të fituar në skuadrën e Ralf Hasenhuttl, sulmuesi “kuqezi” ka një klauzolë në kontratën e huazimit te Southampton, që nuk e lejon Brojën që të luajë kundër skuadrës që ka në pronësi kartonin e tij, Chelsea-t.
“Blutë” e Londrës kanë preferuar të mos rrezikojnë, ndoshta duke ditur deri diku potencialin e Brojës, ndaj që Southampton të merrte shqiptarin duhej të pranonte këtë klauzolë.
Performanca e Brojës te “Saints” vazhdon të përmirësohet nga dita në ditë, ndërsa golin e fundit sulmuesi e ka realizuar më 2 mars në ndeshjen e FA Cup kundër West Ham, të cilën Southapton e fitoi me rezultatin 3-1.
Top Channel