​23 vjet nga masakra në Rezallë, ushtria serbe vrau 98 shqiptarë

05/04/2022 08:49

23 vite më parë në Rezallë të Skenderajt, ushtria dhe policia serbe ekzekutoi 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.

Nga masakra në Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.

Me rastin e 23-vjetorit të kësaj masakre, kryeministri Albin Kurti do të bëjë sot homazhe në Rezallë./KosovaPress

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA