Foto ilustruese

PS pritet të mbledhë këtë të shtunë Kongresin e Partisë, ku pjesë e diskutimeve do të jenë edhe ndryshimet në statut që pritet të miratohen në përfundim të punimeve.

Top Channel ka siguruar projekt vendimin i cili pritet t’i kalojë për miratim Kongresit të PS, ku parashikohet ndërprerja e mandatit 4 vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive, si edhe përcaktimi i rregullave procedurave, për organizimin e procesit të zgjedhjes për strukturat vendore të partisë si pjesë e Librit të Rregullave me ndryshimet e reja në Statut.

Socialistët thonë se ndryshimet ndërmerren me qëllim përmirësimin dhe për të bërë më efektiv drejtimin e strukturave të partisë në nivel qëndror.

Projekt Vendimi që pritet t’i kalojë për miratim Kongresin të PS:

1.Të ndërpresë mandatin 4 vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive;
2.Zgjedhja e drejtuesve të rinj të partisë në bashki të bëhet në përputhje me kërkesat e neneve 26 dhe 27 të Statutit dhe të Librit të Rregullave të Partisë;
3.Brenda datës 30.04.2022, Asambleja Kombëtare e Partisë të miratojë rregullat, procedurat, kriteret për organizimin e procesit të zgjedhjes për strukturat vendore të partisë si pjesë e Librit të Rregullave me ndryshimet e reja në Statut;
4.Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022;
5.Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj;
6.Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati ekzekutiv për zbatimin e këtij vendimi.

Top Channel