Presidenti Zelensky vizitë në Bucha: Do të vazhdojmë përpjekjet diplomatike dhe ushtarake

04/04/2022 14:23

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar Bucha-n, pasi vazhdojnë të shfaqen më shumë prova të mizorive pranë Kievit.

Ai inspektoi rrugën në të cilën një kolonë ruse ishte në pritë dhe foli me banorët vendas. Presidenti ukrainas përsëriti se Rusia kishte kryer krime lufte dhe gjenocid në Ukrainë.

I pyetur nga nëse është ende e mundur të diskutohet për paqen me Rusinë, ai tha: “Po, sepse Ukraina duhet të ketë paqe. Ne jemi në Evropën e shekullit të 21-të. Ne do të vazhdojmë përpjekjet diplomatike dhe ushtarake.”

I veshur me një jelek anti plumb, ai është fotografuar në mesin e ushtarëve ukrainas dhe duket mjaft qartë në fytyrën e tij pikëllimi teksa sheh maskarat që janë kryer në Bucha.

Top Channel