Jeta e dëshpëruar e orkave të parkut ujor ‘SeaWorld’ çon drejt sulmeve vrasëse, thotë ish-stërvitësi (fotot)

04/04/2022 16:47

Balenat vrasëse që jetojnë në ndarje të veçanta të parkut ujor Seaworld vuajnë “stres ekstrem që çon në sjellje të dhunshme dhe sulme vrasëse”, ka thënë së fundmi ish-stërvitësi i parkut John Hargrove.

Ish-stërvitësi i orkave i kthyer në aktivist të mbrojtjes së kafshëve tashmë bën fushatë për lirimin e tyre nga disa parqe ujore zbavitjeje në Orlando, Florida.

Parqet SeaWorld njoftuan në vitin 2016 se nuk do të mbarështrojnë më kafshët ujore por do të mbajnë ato ekzistuese për të “vazhduar të japin eksperiencat e tyre për vizitorët deri në mbylljen e mëvonshme të aktivitetit”.

John Hargrove i është bashkuar përpjekjes për të ndaluar mbylljen solitare te orkave dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në parqet ujore, 10 vjet pasi hoqi dorë nga stërvitja e tyre në parkun SeaWorld.

Ai tregon për vuajtjet e tyre në një dokumetar të vrazhdë në vitin 2013 të quajtur ‘Blackfish’.

49-vjeçari thotë: “Dëmi fizik e spikologjik që vuajnë të burgosurit njerëz në izolim të vetmuar është dokumetuar gjatë. Ashtu si ta, dhe orkat në parqet si SeaWorld pësojnë të njëjtin fat.

“Nga 14 vitet e mia të eksperiencës mund t’ju them se kam dëshmuar sesi orkat, definët apo gjitarë të tjerë detarë vuajnë të njëjtat trauma fizike e psikologjike”.

John shton: “Imagjinoni të kalosh të gjithë jetën në një ndarje të mbyllur”, ndërsa më tej shtonte se orka Tilikum, e cila vrau kolegen e tij Dawn Brancheau në vitin 2002, nuk ishte fajtore.

“Ajo nuk ishte e vetmja orka në parkun SeaWorld që vret stërvitësin e saj. Kemi pasur plagë të shumta dhe thuajse vrasje gjatë karrierës time, nga orka të ndryshme.

“Jetesa e mbyllur nuk shkaton vetëm çështje kronike të shëndetit por stres ekstrem që çon në sjellje të dhunshme dhe sulme vrasëse.”

Sipas John, më shumë se 40 orka e 300 delfinë e balena kanë vdekur në parkun SeaWorld.

Ish-stërvitësi thotë se shkaqet e vdekjeve të tyre variojnë nga pneumonia, infeksionet, plagët traumatike, encefalitis, ataku kardiak, gangrena e zorrëve apo sëmundje të tjera të shkaktuara nga jeta e izolimit.

Ai shton se krijesat e stresuara thyejnë dhëmbët në anët e betonit të ndarjeve ku jetojnë apo në rrjetat e telit.

Shumë njerëz kanë bërë thirrje për bojkotim të paketave të pushimeve ku përfshihen dhe vizita në parqe të tilla.

E tillë ishte dhe historia e stërvitëses së orkave Dawn Brancheau e cila u copëtua nga Tilikum, orka 5.4 ton, 7 metra e gjatë.

41-vjeçarja ishte kapur prej balenës dhe ishte masakruar në ujë gjatë shfaqjes, në mënyrë aq të shpejtë sa askush nuk e pikasi atë që ndodhi.

FOTO GALERI
1/5
Ish-stërvitësi i orkave i kthyer në aktivist të mbrojtjes së kafshëve tashmë bën fushatë për lirimin e tyre nga disa parqe ujore zbavitjeje

Top Channel