Pamundësia për tu punësuar, oferta e mangët dhe motivimi i ulët financiar apo mosvlerësimi i profesioneve janë mes arsyeve kryesore të largimit përfundimtar të të rinjve nga Gjirokastra.

Tendenca ishte shumë evidente gjatë një panairi “Work & Study” që u mbajt në qytet për maturantët.

“Unë kam preferenca për shkollë profesionale në Tiranë. Largohem pikërisht që të mos  kthehem pas në Gjirokastër.”

“Jam këtu për tu informuar më shumë për universitetet e Shqipërisë. Më pëlqen më shumë kimia dhe biologjia prandaj dua të aplikoj për një universitet që lidhet me këto degë infermieri, mjekësi, bioteknologji. Do të kthehesha në Gjirokastër nëse kam një punë që të mund të menaxhoj jetën time.”

“Mendoj që të iki për shkollën. Për tu kthyer jam në mëdyshje sepse nuk ka punë , nuk ka përshtatje.”

Statistikat lokale flasin për një rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve duke nisur nga arsimi fillor.

Albana Hasanaj: “Ka patur një numër të ulët të mësuesve të punësuar për këtë vit për shkak të rënies së numrit të nxënësve.”

Specialistët e arsimit në nivel lokal bëjnë thirrje që të merret seriozisht kjo rrjedhje e kapaciteteve njerëzore pasi do ti kushtojë shumë gjatë rajonit.

Zeman Tena: “Ajka e kombit, maturantët dhe studentët më të mirë bëhen produkt i gatshëm për vendet e tjera.Kur një vend nuk ka respekt për resurset e tij çfarë i ofrojmë ne brezit të ri? Thjesht i themi përqafo fort një parti që të zësh një vend në administratë. Nëse një maturë ka 70 veta mund të kthehen 1-2 ose asnjë.”

80% e 370 maturantëve që do të dalin këtë vit nga shkollat e mesme në Gjirokastër po përgatiten për tu arsimuar jashtë qytetit në Tiranë por edhe jashtë vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA