Ditën e djeshme, puntata e “Për’puthen Prime” ka nisur me debate ndërsa përfundoi me deklaratën e Samiut për Efin. Ata kanë pasur afrimitet të madh dhe Samiu tashmë është i bindur se nuk do njohje të reja por është i fokusuar tek Efi.
Ai e nisi përballjen me konkurrenten si një shaka duke i thënë se do të largohej nga programi, por më pas e zbuloi të vërtetën dhe dhuroi Efit një kornizë të madhe me fotografinë e saj.
Samiu: E di që 99 për qind jam këtu për ty. Kam premtuar që të bëj më shume për ty. Kam premtuar që fjalët t’i kthej në vepra. Nuk e pres që të jesh 100 për qind tek unë. Unë kam marrë një vendim. Nuk është vendim dhe aq i bukur. Efi unë duhet të largohem për momentin.
Efi: Pse duhet të largohesh?
Samiu: Para se të iki kam edhe diçka për ty.
Në këtë moment Samiu nxjerrë kornizën e madhe dhe fillon ta shpjegojë arsyen e kësaj dhurate:
“Kjo është Efi e lindur në Greqi. Një vajzë shumë e bukur, një vajzë shumë e mirë. Një karakter shumë i fortë dhe tip shumë interesant. Edhe është për momentin në jetën time pëlqimi më i madh që kam ndaj një vajze. Unë sot nuk do largohem, por deklarohem për ty.”
Pas kësaj dhurate dhe deklarate, Efi emocionohet shumë për herë të parë, aq sa përlotet.
“Ky ishte një emocion shumë i lëkundur. Ata që duan realisht të më njohin, jam aty dhe mund të më njohin dhe njëri prej tyre ka qenë edhe Samiu. Jam shumë e lumtur për deklarimin. Ky nuk do të jetë aspak presion për mua. Realisht Samiu nuk do që të më shikojë keq. Nuk e prisja. Një mendim ishte ky i largimit, se e kemi shprehur që ka disa probleme të vetat”- u shpreh ajo.
Top Channel