Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës pasi ushtronte dhunë ndaj gruas dhe e kërcënoi se do e vriste me thikë në prezencë të fëmijëve të mitur.
Forcat blu bëjnë me dije se pas kallëzimit të marrë nga shtetasja L. M., se bashkëshorti i saj ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, si dhe e kishte kanosur me mjet prerës, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin B. M, banues në fshatin Tresh, Lezhë.
Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).
Gruas së 48 vjeçarit, L. M. iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel