Detaje tronditëse nga vrasja në Greqi, nëna tentoi tentoi ta vrasë 5 herë brenda pak orësh vajzën e mitur

03/04/2022 22:46

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja që tronditi Greqinë pak ditë më parë, ku një nën dyshohet se vrau tre vajzat e saj.

Në një reportazh të publikuar nga Skai.gr, thuhet se nëna Roula Pispirigou dyshohet ka tentuar që ta vrasë vajzën e saj 9-vjeçare pesë herë brenda 13 orëve.

Sipas dosjes hetimore, të cituar në reportazh, paraqitet rendi kronologjik i tentativës së vrasjes.

Hera e parë kur e mitura pati takikardi ishte në orën 11:00 të mëngjesit. Rreth 25 minuta më vonë, në orën 11:25 ndodhi e dyta , në 14:30 e treta dhe e katërta në 18:03.

E pesta ndodhi në mesnatën e së njëjtës ditë, ku e mitura Georgina arriti të shpëtojë, por jo mesditën e së nesërmes, 29 janar 2022 , në orën 14:28.

Më pas mjekët e gjetën Georginën plotësisht pa ndjenja në dhomë. Me gjithë përpjekjet e tyre, ata nuk arritën ta kthenin atë në jetë.

Dy vajzat e tjera të familjes kanë vdekur gjithashtu në maj të vitit 2021 në rrethana misterioze, teksa po trajtoheshin në spital duke bërë që të ngjallen dyshime dhe organet përkatëse të fillojnë hetimet dhe të zbulojnë çdo ditë hollësi për këtë rast.

Nëna, Rula Pispirigou është arrestuar në qytetin e Patrës dhe është dërguar në Prokurorinë e Athinës ku i janë dhënë edhe akuzat përkatëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA