Zonat e Ukrainës Lindore përballen me mungesë uji

02/04/2022 17:13

Donetsk, Makeyevka dhe qytete të tjera të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore po luftojnë me mungesë të madhe uji.

Infrastruktura ujore është bombarduar gjatë konfliktit dhe disa zona të Donetskut po marrin ujë të rrjedhshëm vetëm për dy orë çdo dy ditë.

Banorja Natalia tha se vendasit nuk kanë pasur akses në ujë të rrjedhshëm për gati një muaj dhe në vend të kësaj është dashur të blejnë ujë në shishe duke qëndruar në radhë.

“Kam kaluar një orë e gjysmë në një radhë disa ditë më parë, arrita të blej vetëm katër shishe”,  tha ajo.

Disa banorë duhet të udhëtojnë në zona të tjera për të marrë ujë pasi çmimet e pijeve vijojnë të rriten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA