Trupat ukrainase rimarrin mbi 30 vendbanime në rajonin e Kievit

02/04/2022 17:59

Më shumë se 30 vendbanime rreth kryeqytetit të Ukrainës janë marrë përsëri nga ukrainasit, tha këshilltari presidencial ukrainas. 

Në një komunikim në televizionin kombëtar, Oleksiy Arestovych paralajmëroi se do të ketë ende “beteja të rënda përpara” për jugun dhe lindjen e Ukrainës, duke përfshirë edhe Mariupolin.

Ne kemi raportuar këtë mëngjes se Ukraina ka rimarrë qytetet Bucha dhe Brovary.

Forcat ruse janë tërhequr gjithashtu nga aeroporti kyç Hostomel pranë Kievit, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Rusia tha në fillim të kësaj jave se do të zvogëlonte në mënyrë drastike operacionet e saj ushtarake rreth Kievit dhe Chernihiv dhe sipas analistëve pritet që ajo të përqendrojë vëmendjen e saj në vend të kësaj në Ukrainën lindore.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA