Shuplaka e dhënë komedianit Chris Rock gjatë ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Oscars që u mbajt të dielën e kaluar, e shtyu aktorin e famshëm amerikan Will Smith, të japë dorëheqjen si gjest reflektimi e pendese.

Veprimet e mia në edicionin e 94-të të Çmimeve Oscars ishin shokuese, të dhimbshme dhe të pafalshme”, tha përmes një deklarate ylli hollivudian. Akademia tha se ka pranuar dorëheqjen e tij dhe do të vazhdojë të “lëvizë përpara” me procedurat disiplinore.

Reagimi i papritur i Smith ishte një përgjigje ndaj shakasë së Rock me kokën e qethur të gruas të tij,  Jada Pinkett Smith, e cila në fakt vuan nga alopecia. Vetëm pak minuta pas episodit të bujshëm, që u bë menjëherë viral, Smith rrëmbeu trofeun e aktorit më të mirë për rolin e tij në filmin King Richard, ku portretizoi babanë e tenisteve Venus dhe Serena Williams.

Hollywood Reporter shpjegon se dorëheqja e tij nënkupton se ai më nuk mund të votojë për Oscarët, por mund të nominohet në të ardhmen dhe të mbajë çmimin që ka fituar.

Lista e atyre që kam lënduar është e gjatë dhe përfshin Chris, familjen e tij, shumë nga miqtë dhe më të dashurit e mi, të gjithë ata që ishin të pranishëm dhe shikuesit që na shikonin nga shtëpia. Jam zemërthyer”, tha aktori amerikan. Kreu i Akademisë, David Rubin, e pranoi dorëheqjen e tij por sërish tha se do të vazhdojë me procedurat disiplinore.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA