Reshjet e shiut në ditët e fundit në vend kanë bërë që prurjet në kaskadën e Drinit të rriten, por sërish situata vijon të mbetet problematike.

Kjo pasi me gjithë sasitë e reshje të rëna ende hidrocentrali i Fierzës vijon të mos prodhojë energji me qëllim ruajtjen e rezervave ujore të cilat pësuan rënie historike për shkak të thatësirës dhe prodhimit të energjisë duke ulur ndjeshëm nivelin e ujit në 257 metra, më i ulëti në 20 vite.

Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike prurjet e lumenjve që furnizojnë me ujë basenin më të madh ujëmbledhës në vend aktualisht kanë arritur në 800 metër kub/sek.

Kjo ka bërë që niveli i liqenit të Fierzës të rritet me rreth 4 metra, krahasuar me gati një javë më parë, kur ky nivel arrinte në 295.5 metra e prurjet në të llogariteshin në 100 metër kub/sek.

Sipas të dhënave, pika optimale në liqen është 271 metër, minimale 244 metra ndërsa ajo maksimale kur ka reshje të bollshme shkon në 296 metra.

Në mesataret vjetore të matjes së nivelit të ujit në periudhën mars-qershor, uji ka qenë në kuotën e 276 metrave.

Ndërkohë, Korporata Elektroenergjetike bën me dije  se prodhimi ditor në të tre HEC-et është 8344 MWh (ditor),  ndërsa Rezerva Energjetike në vend është 315 GWh.

Reshjet e tre ditëve të fundit të rëna në verilindje të vendit, kanë ndikuar në përmirësimin e situatës hidrike në liqenin e Fierzës, ndërkohë që pritet të rriten në ditët në vijim.

Prurjet e lumenjve që furnizojnë me ujë basenin ujëmbledhës më të madh në vend, aktualisht kanë arritur 800 metër kub/sekondë.

Kuota aktuale e liqenit është 263.04 metra nga 296 metra që është kufiri maksimal i lejuar dhe prurjet janë optimale.Kështu, krahasuar me 6 ditë më parë, niveli i ujit në Fierzë, është rritur me 4 metra. Me 28 mars niveli I liqenit të Fierzës, ishte 259.53 m ndërsa prurjet 100 metër kub në sekondë. Përkundër sasisë së reshjeve të ditëve të fundit hidrocentrali i Fierzës, vijon të mos prodhojë energji me qëllim ruajtjen e rezervave ujore të cilat pësuan rënie historike për shkak të thatësirës dhe prodhimit të energjisë duke ulur ndjeshëm nivelin e ujit në 257metra niveli më i ulët në 20 vite.

KESH informon se prurjet natyrore në kaskadën e lumit Drin janë :

HEC Fierzë 800 m3/s

HEC Koman 1075 m3/s

HEC Vau i Dejës 70 m3/s

Sipas njfotimit nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

Hec Fierzë 263.04 mmnd,

Hec Koman 170.67 mmnd,

Hec Vau Dejës 73.69 mmnd

KESH bën me dije se prodhimi ditor në të tre HEC-et është 8344 MËh (ditor) ndërsa Rezerva Energjetike në vend është 315 GWh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA