Peshkim në të njëjtën kohë! Kërkohet unifikim me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut

02/04/2022 12:40

Specialistët rekomandojnë unifikimin e datave për ndalimin e peshkimit gjatë sezonit të riprodhimit ne Liqenin e Prespës.

Fundi i muajit prill dhe fillimi i majit krijojnë kushtet optimale për riprodhimin e peshkut në këtë liqen që ndahet mes Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, por secili shtet cakton data të ndryshme për ndalimin e peshkimit gjatë kësaj periudhe, ç’ka sipas specialistëve nuk sjell efikasitet. Kjo kërkesë është ngritur edhe në Komitetin ndërkufitar të Menaxhimit të Prespës dhe pritet që të arrihet një zgjidhje.

Në ujërat e liqenit të Prespës numërohen 23 lloje peshqish ndërsa zona gëzon statusin e mbrojtur si një prej pasurive natyrore më të rëndësishme ne rajonin juglindor të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA