Ndonëse Bordi i Transparencës nuk ka dalë me njoftim zyrtar, mëngjesin e sotëm në pikat e karburantit është reflektuar ndryshimi i çmimeve.

Vihet re se ka ulje të çmimit të naftës me 6 lekë ndërsa benzina dhe gazi kanë ndryshim me 1 lekë. Mesditën e sotme, Bordi i Transparencës bëri me dije vendimin për çmimet deri ditën e nesërme.

Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 01.04.2022 deri më datë 02.04.2022, si më poshtë:

  • 219 Lekë/litri për gazoilin;
  • 200 Lekë/litri për benzinën;
  • 103 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 01.04.2022 deri më datë 02.04.2022, si më poshtë:

  • 231 Lekë/litri për gazoilin;
  • 212 Lekë/litri për benzinën;
  • 115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë  1 Prill, deri në datë 2.4.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Në vend, nafta arriti deri në 260 lekë për litër në fillim të marsit, pasi u ngjit në 130 dollarë në bursat ndërkombëtare. Pas kësaj rritjeje, Qeveria krijoi Bordin e Transparencës, i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.

 

Top Channel