Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado foli për “Top Talk” se si funksionon llogaritja e pensionit dhe sa është pensioni minimal.

Ai tregoi se ka pasur radhë për tërheqjen e pensioneve dhe bonuseve, por nuk duhet të ketë
panik sepse paratë janë të siguruara.

Për sa i përket llogaritjes së pensioneve ajo bëhet në bazë të viteve të punës në të cilat sigurimet janë depozituar vazhdimisht.

Pensioni më i ulët është, 8020 lek e cila i jepet një personi me 15 vite pune, të deklaruara në shtet.

Hado theksoi se paratë e pensionit nuk paguhen në bazë të nevojës, duke lënë të kuptohej se pensioni vetëfinancohet nga individi.

Pensioni nuk janë para që paguhen në bazë të nevojës. Pensioni është një e ardhur në para, që zëvendëson humbjen e të ardhurave për shkak të plakjes por mbi bazën e kontributeve që ke dhënë”, u shpreh Hado.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA