Liderët e BE dhe ata të Kinës do të takohen të premten për herë të parë pas më shumë se dy vitesh, për t’i bërë presion Pekinit dhe të sigurohen në të njëjtën kohë që nuk do e ndihmojë Rusinë as me armë dhe as për ti lehtësuar peshën e sanksioneve.
Zyrtarët e Be thanë se çfarë do ndihmë e vogël që do i jepej Rusisë do të dëmtonte reputacionin e kinës dhe do ndikonte ne përkeqësimin e marrëdhënieve te tyre me SHBA dhe Europën.
Presidenti i Komisionit Europian Charles Michel dhe presidentja e këshillit Evropian Ursula von der Leyen bashkë me shefin e politikës së jashtëm te be Josep Borrell, do të zhvillojnë bisedime online me kryeministrin kinez Li Keqiang.
Një zyrtar i BE tha se pyetja thelbësore e këtij samiti është a duam ta zgjasim këtë luftë apo ti japim fund të gjithë së bashku.
Wang Yiwei, një ekspertë në politikën e Europës tha se si BE ashtu edhe Kina duan që lufta të mbarojë, “unë besoj se Kina do e përdore kwtw samit për të diskutuar me BE se si të krijojnë kushte që Putin të ndryshojë qëndrimin e tij, tha ai.
Brukseli dhe Pekini lidhën një marrëveshje investimi në fund të vitit 2020, e krijuar për të zgjidhur disa shqetësime të BE-së në lidhje me aksesin reciprok në treg.
Megjithatë, tani kjo marrëveshje është pezulluar pasi sanksionet e Brukselit kundër zyrtarëve kinezë lidhur me shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut në rajonin e Xinjiang-ut e shtynë Pekinin të futet në listën e zezë të BE-së.
Top Channel