Titulli i humbur në metrat e fundit të sezonit të kaluar ndaj Max Verstappen duket se e ka bërë shumë të vuajë Lewis Hamilton.
Piloti britanik, ka ndarë nëpërmjet rrjeteve sociale faktin se në muajt e fundit ka vuajtur shëndetin mendor, ndërsa tashmë kërkon të motivojë personat që mund të jenë duke kaluar një kohë të vështirë se gjithçka kalon.
“Ka qenë një vit i vështirë me ato që ndodhën gjatë sezonit, ndonjëherë është e vështirë të qëndrosh pozitiv. Kam vuajtur mendërisht dhe emocionalisht për disa ditë dhe të ecësh përpara kërkon shumë përpjekje. Por, në çdo moment të duhet të luftosh sepse çdokush mund të arrijë shumë nga vetja.
Dhe, po e ndaj me ju këtë histori për të treguar se nuk ka asgjë të keqe të ndihesh në një mënyrë të tillë. E rëndësishme është të kuptosh se nuk je vetëm dhe që problemet kalojnë. Një shok më kujtoi se nëse fokusohesh, gjithsecili mund të arrijë atë që synon, ndaj jepni maksimumin në objektivin tuaj”, theksoi Hamilton./Super Sport
Top Channel