Graciano Tagani: Kur i thashë Argjirës për në televizion më tha ‘A je budalla?’

01/04/2022 22:23

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani mbrëmjen e sotme në ‘Ëndërrtjerrësit’ kanë treguar se si arritën të ishin të dy partnerë edhe në punë, përveç se në jetën sentimentale.

Graciano ka treguar se nuk e ka patur shumë të thjeshtë të sillte afër vetës Argjirën, pasi ajo jetonte në Londër në atë kohë.

Argjira Spanca: Më mori në celular Ervin Kurti dhe më bëri ofertën, më tha që duhet të merresh me ca gjëra mode dhe nga aty e dija që nuk do të kthehesha më në Londër, sepse ato kohë po qëndroja në Londër jo në Shqipëri.

Graciano Tagani: Unë i kisha thënë dhe më parë që të vinte në ‘Top Channel’ dhe më tha a je budall. Çdua unë në televizion? Pastaj futa Ervnin dhe gjithë kohës kam qenë mbrapa që Gjira të ishte në Tiranë dhe tani është këtu ku është. Sepse e doja të ishte afër meje dhe një projekt këtu do të na mbante afër.

Top Channel