Momentet e arrestimit të zyrtarëve të përfshirë në aferën e inceneratorëve janë publikuar.
Prokuroria e Posaçme vuri nën akuzë 11 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit e bashkisë së Elbasanit, një biznesmen dhe dy administratorë të incerenatorit në Fier.
Ish deputeti i PS, Alqi Bllako dorëzoi mandatin e deputetit në Kuvend, duke hequr dorë nga imuniteti dhe përballur me drejtësinë si qytetar i thjeshtë.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”, ndërsa GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Hetimi për këtë nisi pas kallëzimit penal të Partisë Demokratike, LSI dhe Nismës Thurje dhe në qendër të hetimit ishte kontrata koncesionare mes ministrisë së mjedisit dhe kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier”. Hetuesit thonë se kanë gjetur veprime të kundërligjshme dhe korrupsion.
Top Channel