Dy të rinj u shtruan në spitalin e Beratit për shkak të stuhisë së fortë të erës paraditen e së enjtes.
Një djalë 26-vjeç, i cili ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor në shtëpinë e një të afërmi në fshatin Tapi, u rrëzua nga soleta nga era e fortë duke rënë nga 3 metra lartësi. I riu ka marrë fraktura të rënda. Ndërsa në Kucovë një depozitë uji u rrëzua dhe goditi një 17-vjeçare që po kalonte në rrugë. Vajza është dërguar nga kalimtarët në spital.
Ndërsa në Dhërmi një punëtor nga Korca u rrëzua po prej erës së fortë duke punuar dhe u dërgua në spital
Era e fortë shkaktoi problemet e para teknike këtë paradite në bregdet duke rrëzuar një shtyllë tensioni të lartë në vlorë. Shtylla u rrëzua në afërsi të bazës së pashalimanit duke ndërprerë furnizimin me energji të Bazës por dhe të antenave në malin e karaburunit. Ndërkohë Orikumi dhe Radhima mbetën pa energji pasi OSHE i ka stakuar linjat për t’i mbrojtur ato.
Top Channel